
Një rast i vjedhjes është raportuar në Zveçan, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një kontejner dhe kanë vjedhur pajisje të ndryshme pune.
Sipas raportit policor, viktima ka raportuar më 20 nëntor 2026 se nga kontejneri i tij janë vjedhur katër motosharra për prerjen e drurëve, 30 palë zinxhirë për motorësharra, si dhe një vegël pune me bateri.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim.