Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lirimi i të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, gjykata arsyeton se asnjë dëshmitarë nuk e ka identifikuar autorin

Gazeta10
21 November 2026 - 11:10

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve, K.M, K.Mdhe H.M, lidhur me akuzën për vrasjen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Ndërkaq, për armëmbajtje pa leje, H.M u dënua me 3 vjet burgim, ndërsa K.M me 1 vit burgim

Sipas aktgjykimit të datës 23 tetor 2026, pas vlerësimit të raporteve balistike të përpiluara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Instituti i Forenzikës në Cyrih dhe Instituti i Policisë Shkencore në Tiranë, si dhe deklarimeve të ekspertëve Lutfi Rraci, Martin Lory dhe Nikolin Duraj, Gjykata Themelore në Pejë gjeti se ndërmjet këtyre ekspertizave ekzistonte përputhshmëri.

Ndërsa, sipas gjykatës, mospajtimi i vetëm kishte të bënte me faktin nëse fisheku i pashkrepur ishte nga e njëjta armë me tri gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Sipas aktgjykimit të datës 23 tetor 2026, Gjykata Themelore në Pejë ka gjetur se është vërtetuar pa asnjë mëdyshje se autobusi “Erblini” ishte sulmuar më 26 nëntor 2021 dhe se gjatë atij sulmi kishin mbetur të vrarë shoferi i autobusit, G.Gj., dhe pasagjerët L.H. dhe G.M. Po ashtu, është vërtetuar se lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe i dëmtuari F.T., pasagjer në autobus.…/betimi per drejtesi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.