Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajra: Kriteret për presidentin duhet të jenë publike, duhet të ruajë raportet me SHBA-të

Gazeta10
27 August 2026 - 18:45

Komentatori politik Naim Hajra, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka komentuar takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Hajra ka thënë se, pavarësisht raporteve të tensionuara mes dy partive dhe përplasjeve të vazhdueshme gjatë një periudhe të gjatë, është për t’u përshëndetur fakti që palët kanë lënë pas këto dallime dhe janë ulur në tryezë për të zhvilluar një nivel të ri dialogu.

“Përtej faktit që raporti mes dy partive ka qenë i lënduar për shkak të përplasjeve të vazhdueshme që i kanë pasur për një kohë të gjatë, mendoj që është hap për t’u përshëndetur e vlerësuar që janë kaluar këto çështje për t’u ulur në tryezë e për të zhvilluar një nivel të ri dialogu”, ka deklaruar Hajra.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, komentatori politik ka vlerësuar se kriteret mbi të cilat do të bazohej përzgjedhja duhet të bëhen publike.

Sipas tij, presidenti i ardhshëm do të duhej të ishte një prej kontribuuesve të shtetndërtimit të Kosovës dhe një person që ruan dhe forcon raportet e mira të vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.