Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Duhet reagim urgjent në sektorin e qumështit, shteti serioz i ndihmon fermerët e përpunuesit

Gazeta10
27 August 2026 - 18:02

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet të ketë një reagim urgjent sa i përket sektorit të qumështit, pasi sipas tij, ky sektor është një nga shtyllat e ekonomisë dhe se mbrohet duket mbrojtur fermerët dhe prodhuesit vendor.

“Sot, për fat të keq, prodhuesit vendorë po përballen me një situatë shumë të rëndë. Në vend që institucionet dhe agjencitë përgjegjëse të punojnë për t’i ndihmuar prodhuesit të gjejnë zgjidhje dhe të ruajnë prodhimin, ato po ndërmarrin masa që, sipas prodhuesve, po e paralizojnë industrinë e qumështit. Ndërkohë nuk po shihen hapa konkretë për të lehtësuar situatën apo për të mbështetur sektorin”, ka shkruar Haradinaj

Postimi i plotë:

Thirrje për reagim urgjent në sektorin e qumështit!

Sektori i qumështit është një nga shtyllat kryesore të bujqësisë dhe ekonomisë së Kosovës. Çdo shtet serioz duhet ta mbrojë prodhuesin vendor, fermerin dhe përpunuesin, duke krijuar kushte për zhvillim dhe eksport, e jo duke marrë vendime që rrezikojnë mbijetesën e industrisë.

Mbrojtja e konsumatorit dhe etiketimi korrekt janë të domosdoshme. Megjithatë, nëse produktet janë të deklaruara qartë dhe i plotësojnë standardet ligjore, masat duhet të jenë proporcionale dhe të bazuara në ligj.

Sot, për fat të keq, prodhuesit vendorë po përballen me një situatë shumë të rëndë. Në vend që institucionet dhe agjencitë përgjegjëse të punojnë për t’i ndihmuar prodhuesit të gjejnë zgjidhje dhe të ruajnë prodhimin, ato po ndërmarrin masa që, sipas prodhuesve, po e paralizojnë industrinë e qumështit. Ndërkohë nuk po shihen hapa konkretë për të lehtësuar situatën apo për të mbështetur sektorin.

Pasojat tashmë po ndihen, në shumë markete po krijohen mungesa të produkteve, linjat e prodhimit po ndalen, punëtorët mbeten pa punë efektive ndërsa shpenzimet fikse, pagat, energjia, kreditë dhe obligimet ndaj fermerëvepo vazhdojnë çdo ditë. Kjo krijon dëme të mëdha ekonomike për kompanitë vendore.

Është veçanërisht shqetësuese që këto masa po zbatohen në mesin e sezonit, gjatë muajit gusht, kur prodhimi dhe grumbullimi i qumështit janë në kulm. Vendime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit, dëmtojnë fermerët, përpunuesit dhe konsumatorët.

Po ashtu, prodhuesit vazhdojnë të përballen me vështirësi për eksport, ndërsa tregu i Kosovës mbetet i hapur për import. Një shtet duhet të krijojë politika që forcojnë prodhimin vendor, hapin tregje të reja dhe mbrojnë investimet, jo politika që e dobësojnë industrinë e vet.

I bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zhvillojnë dialog me industrinë, të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të marrin vendime që mbrojnë njëkohësisht konsumatorin dhe prodhuesin vendor. Një industri e fortë e qumështit është në interes të gjithë Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.