Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lladrovci: Ditë krenarie për emërimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së

Gazeta10
28 August 2026 - 20:07

Me rastin e dekretimit të tre gjeneralëve në Presidencën e Republikës së Kosovës, nga Znj. Haxhiu, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se “kjo është mirënjohje për djepin e UÇK-së, komunën tonë me rreth 1.300 dëshmorë e martirë”.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Dekretimi i tre gjeneralëve, sot, në Presidencën e Republikës së Kosovës, nga Ushtruesja e detyrës së Presidentes, znj. Haxhiu, është lajm i mirë, megjithëse i vonuar.

Forca e Sigurisë së Kosovës, e ndërtuar nga vullneti i fuqishëm i udhëheqësve tanë, me ndihmën e aletëve tanë historik, mbi traditën më të shkëlqyer të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, është krenaria jonë.

Për familjen Lladrovci, Halili të Shtuticës dhe Haliti nga Prellovci, nga zemra e Kosovës, është ditë krenarie dhe nderimi për të kaluarën tonë si dhe përkushtimin e Mehmetit, Arifes e Astritit, që sot morën gradën më të lartë ushtarake, Gjeneral. Kjo është mirënjohje për djepin e UÇK-së, komunën tonë me rreth 1.300 dëshmorë e martirë.

Njëherësh, grada Gjeneral për Mehmetin – bashkëluftëtar i Komandatit legjendar Adem Jashari, është mirënjohje për dhjetëra veteranë të UÇK-së nga familja jonë, për babain e tij, mësuesin dëshmor Jahir Lladrovci, për heroin e heroinën Fehmi e Xhevë Lladrovci si dhe për të gjithë atdhetarët kontribues për çlirimin e Kosovës.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Nderim Forcës së Sigurisë së Kosovës!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.