Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajredin Kuçi e Agim Aliu vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë: Do të triumfoj lufta për liri

Gazeta10
07 September 2022 - 17:54

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me Hajredin Kuçin, kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Aliu ka thënë se kjo ishte një nga vizitat më emocionale e të veçanta që kanë zhvilluar këto ditë, transmeton Gazeta10.

“Çlirimtarët, të pathyeshëm edhe në luftë edhe në betejën pranë Gjykatës Speciale. Lavdia e krenaria e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të triumfoj sërish!

Të gjithë, të pathyeshëm, krenarë e energjiplotë, po vazhdojnë betejën e sakrificën që nisën qysh në luftën për liri të Kosovës, duke u mbajtur edhe sot, padrejtësisht në gjykimin absurd të një lufte të pastër çlirimtare. Ata do të triumfojnë, do të triumfoj lufta jonë për liri, lavdia e krenaria e saj, që solli lirinë e Kosovës. Kosova me shekuj vuajti robërinë. Edhe sot, bijtë e saj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë po mbrojnë themelet e lirisë sonë, luftën tonë të drejtë çlirimtare ndaj regjimit gjakatar serb.”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Aliu më tej, ka thënë se uron që sa më shpejtë ata të dalin triumfues, ashtu edhe siç i pret çdo shqiptar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.