Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajrizi nga UBT me një porosi për të rinjët:Ta marrin vetëm profesionin që e duan

Gazeta10
10 Qershor 2024 - 19:06

Edmond Hajrizi, pronar i UBT-së ka folur për sukseset ndër vite të këtij Universiteti.

Sipas tij, diplomat e lëshuara nga UBT njihen edhe nga vendet tjetra dhe studentët e kanë të garantuar punësimin.

Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, Hajrizi ka këshilluar të rinjtë që të zgjedhin për ta studiuar vetëm profesionin që e duan.

“Të rinjtë duhet të zgjedhin profesionin qe e dojnë dhe mos të mendojnë për punën dhe rrogën sepsa ato do t’i kenë. Jemi në një fazë kur numri i popullatës në botë po zvogëlohet dhe kërkesa për njerëz dhe kompetenca po rritet, kështu që është një momentum i mirë edhe nëse dëshiron të studiosh histori, edhe nëse dëshiron të studiosh gjuhë ka struktura dhe nevoja”, ka thënë ndër të tjera Hajrizi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.