
Përmes një postimi në rrjete sociale, Drita ka bërë me dije se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka qenë në vizitë në ambientet e kampionit vjeshtor të Superligës së Kosovës.
Në pritje të ministrit dolën drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi dhe ai gjeneral, Feti Murseli.
Tema e këtij takimi duket të ketë qenë rreth kushteve të punës dhe infrastrukturës që ky klub posedon.
Nga ky takim, ministri nuk doli duarthatë, pasi që klubi nga Gjilani i dhuroi një fanelë me emrin e tij.
