
Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, të mërkurën raportoi se Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova.
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka deklaruar se nuk ka ende një vendim të tillë, por megjithatë ka theksuar se gazeta Blid nuk mund të plasojë me lehtësi lajme të rreme.
E pyetur se a frikësohen gjermanët nga Amerika, Ejupi-Hajzeraj nuk ka përjashtuar një mundësi të tillë.
“Bildi është tabloid, mirëpo nuk mundet me u plasu diçka që nuk është e vërtetë, atje ka edhe pasoja. Mundesh me u përball me drejtësinë. Se a është kjo e vërtetë nuk kemi ende një vendim që mundet me ndodh. Por bota ka marrë një kahje tjetër”, ka thënë ajo.
Ejupi-Hajzeraj ka thënë se reagime të shumta janë ngjallur që pas Konferencës së Sigurisë në Mynih.
“Që nga java e kaluar kur ishte Konferenca e Sigurisë në Mynih, ka pasë shumë reagime nga ana e gjermanëve për arsye se kemi pa një ballafaqim të ministrave nga ana amerikane dhe gjermane”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj. /Gazeta10/