
AI Educator, Haka Gashi, ka folur në emisionin “n’Dritë” në Kanal 10 për ndikimin e inteligjencës artificiale në tregun e punës dhe mënyrën se si ajo po ndryshon proceset e punës.
Gashi tha se një punë që më herët i merrte 3-4 orë në ditë, sot mund të përfundohet për vetëm 20-30 minuta falë përdorimit të AI.
Sipas saj, zhvillimi i inteligjencës artificiale po rrezikon vende të caktuara të punës, por njëkohësisht po krijon nevojën që njerëzit të mësojnë dhe të përshtaten me këto teknologji.
“Është duke i rrezikuar vendet e punës dhe këtë po e vërejnë edhe njerëzit. Në njëfarë mënyre është edhe e mirë, sepse kushdo që e di rrezikun nga AI ose do të hyjë në këtë fushë, duhet të mësojë dhe të adoptohet me të, ose do të dorëzohet”, tha Gashi.
Ajo shtoi se, fatmirësisht, shumica e njerëzve po zgjedhin të mësojnë dhe të përshtaten me zhvillimet e reja teknologjike.
Lajmin e plotë e gjeni në Kanal 10./Gazeta10