Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hakim Ziyech pranon ofertë nga Tottenhami

Gazeta10
10 April 2023 - 14:35

Hakim Ziyech do të largohet nga Chelsea këtë verë, por jo edhe nga kampionati i Anglisë.

Mediumet angleze raportuan të hënën se marokeni pritet t’i bashkohet skuadrës tjetër nga Londra, Tottenhamit.

Mësohet se Tottenhami është favorit për shërbimet e tij, pasi tashmë i ka bërë Chelseat ofertë zyrtare. Për transferimin e sulmuesit të krahut në fund të këtij sezoni, Tottenhami ka ofruar 20 milionë euro.

Ziyech do të largohet nga Chelsea, pasi ishte pranë largimit nga ekipi londinez edhe në afatin kalimtar të janarit.

Këtë sezon, 30-vjeçari ka një asistim në 19 paraqitje në të gjitha garat dhe nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.

Ai ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2025, ndërsa vlera e tij në treg shkon në 18 milionë euro.

Gjatë karrierës së tij, Ziyech ka qenë pjesë e disa skuadrave, gjersa te Chelsea u transferua nga Ajaxi për shumën e 40 milionë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.