
Aktivisti i dorëhequr i VV-së në Mitrovicë, Ramadan Beshiri ka deklaruar se po të ishte deputetë i Kuvendit të Kosovës me të drejtë vote, do të votonte kundër Kodit Civil për martesat e gjinisë së njëjtë.
Beshiri në Prime Time tha se kjo është bindja e tij personale, shkruan Gazeta10.
“Po të isha deputet do të votoja kundër Kodit Civil për martesat e njëjta. Për arsye të bindjeve të mija personale”, tha ai.
Aktivisti madje tha se një prej arsyeve kryesore është edhe kundërshtimi i kandidaturës së Agim Bahtirit për kryetar të Mitrovicës.
“Arsyea e tyre kryesore është që njerëzit e tyre të besueshëm dhe të nënshtruar t’i shpërndajnë nëpër qendra dhe assesi t’ia besojnë aktivistëve shumëvjeçar. I kemi thënë jo me kandidaturën e Agim Bahtirit, sepse ia kemi dashtë të mirën atdheut. Në këtë aspekt po mendoj që më është hakmarrë me këtë vendim. Besoj që unë si individ mund të shërohem e mund të rikthehem në jetën publike. Mirëpo unë qëllimin kryesor e kam t’i shërbej atdheut. Shpresoj që Kurti të ketë të drejtë e unë gabim”, tha Beshiri në Prime Time. /Gazeta10