Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi i zhgënjyer me Kurtin: I ka xhipat, paret, lluksin, çka po do ma shumë?

Gazeta10
31 January 2025 - 21:34

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se ka pasur pritshmëri të tjera sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje.

Por megjithatë, Matoshi ka thënë se është zhgënjyer nga qasja dhe programi i tyre.

“Unë jam i zhgënjym me qasjen e fituesi të vitit 2021 për arsye se një shumicë absolute prej 51% do të duhej me pri në standarde në narrativë dhe program”, ka thënë Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sipas tij, Kurti ua thyer besimin qytetarëve të Kosovës, të cilët e kanë votuar këtë mandat.

“Nuk e kam prit prej një njeriu që i ka krejt mekanizmat e shtetit në dorë tu fillu prej mekanzimave të sigurisë, zbatimit të ligjit, paret, lluksin, xhipat e zi, krejt i ka në dorë. Çka po do më shumë”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.