
Debatet në emisionin “Politiko” janë duke vazhduar ndërmjet komentatorit politik Halil Matoshi dhe kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Derisa ky i fundit dëshironte të fliste Matoshi po e ndërpriste vazhdimisht dhe i kërkoi që ta dëgjonte, raporton Gazeta10.
“Halil ndëgjom se s’po du me u përla”, tha Molliqaj në Politiko.
Kryetari i PSD-së tha se nuk do të ketë antarësim në NATO e as njohje nga Serbia për Kosovë.
Ai gjithashtu tha se mund të ketë konflikt vitin e ardhshëm në veri.
“Unë jom i bindur që nuk ka antarësim në Bashkimin Evropian jo veq për Kosovën por as për Ballkanin, nuk ka asnjë njohje nga Serbia, nuk ka antarësim të shpejtë në NATO, shpresojë që do të ketë ndonjëherë por nuk ka, partneritetin për paqe të NATO-s e ka edhe Serbia e kanë edhe vendet e lindjes që kurrë nuk kanë me u antarësu në NATO, por mos harroni se vitet që do të vijnë do të krijojnë dy autoritete në Kosovë, autoriteti i kryeministrit kushdo qoftë ai dhe autoriteti i presidentit të Asociacionit dy pushtete paralele, dhe me pranimin e Asociacionit do të krijohen këto dy pushtete paralele”, tha ai në Kanal10./Gazeta10