Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Halimi e LDK-së: Shkaku i VV-së gratë janë tërësisht të demotivuara nga politika

Gazeta10
10 December 2023 - 12:41

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar kryekuvendarin, Glauk Konjufca, pasi “nuk ka iniciuar asnjë nismë, akt ose Rezolutë në Parlament lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese ndaj grave deputete”.

Ajo ka kritikuar edhe partinë prej nga vjen Konjufca, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kanë dehumanizuar diskursin publik dhe shkaku i tyre gratë janë tërësisht të demotivuara nga politika.

“Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk ka iniciuar asnjë nismë, akt ose Rezolutë në Parlament lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese ndaj grave deputete. Partia së cilës i takon z. Konjufca është për keqardhje për frymën dehumanizuese që i ka dhënë diskursit publik.

Në një rend të ri shoqëror e politik të krijuar nga Vetëvendosje, sot gratë janë tërësisht të demotivuara nga politika. Edhe nëse Konjufca i hekurosë rrobat dhe lanë enët, kjo nuk i jep atij dhe pushtetit të VV-së asnjë shtysë për promovimin dhe jetësimin e barazisë gjinore as në Kuvend e lëre më në shoqëri”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.