Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haliti-Gërvallës: Verifikoni shqiptarët që gënjyen për azil, kanë një arsye të fortë

Gazeta10
07 April 2023 - 11:39

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme si dhe nënkryertari i këtij komisioni ka ngritur disa pyetje për ministren, raporton Gazeta10 .

Ai tha se disa nga ambasadat e Kosovës nëpër botë, janë shndërruar në biznese që garojnë me njëra tjetrën se cila po fiton më shumë para.

“Ambasadat tona janë shëndrruar në biznese dhe shtyhen me njëra tjetrën se cila fiton më shumë…”, ka deklaruar deputeti Haliti.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti gjithashtu deklaroi se ka një lëvizje anti-kosovare në botë nga vetë kosovarët, të cilët janë larguar nga këtu duke kërkuar azil politik me akuzat se shqiptarët po i kërcënojnë këtu dhe kërkoi që të tillëve t’u revokohen pasaportat kosovare.

“Janë paraqitur shumë shqiptarë me emra të rrejshëm duke thënë se ne shqiptarët në Kosovë po na kërcënojnë, kanë marr azil, a duhet të i shikojnë ambasadat pasaportat e tyre. Ka një lëvizje anti-Kosovë të kosovarëve jashtë vendit me statusin e azilantit politik”, është shprehur Haliti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.