Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamasi thotë se ka pranuar armëpushimin, “tani topi është në anën e Izraelit”

Gazeta10
06 May 2024 - 19:34

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka deklaruar se “tani topi është në anën e Izraelit” pasi grupi militant ka paralajmëruar se do ët pranojë kushtet e armëpushimit.

Në një deklaratë të publikuar në uebfaqen zyrtare, Hamasi ka deklaruar se lideri Ismail Haniyeh ka realizuar thirrjen telefonik me kryeministrin e Katarit, Sheikun Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe ministrin egjiptian të inteligjencës, Abbas Kamel dhe i ka informuar për pranimin e armëpushimit.

Qëkur ka nisur lufta më 7 tetor pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në të cilin u vranë rreth 1 mijë e 200 persona dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë, në Gaza janë vrarë nga bombardimet izraelite më shumë se 34 mijë palestinezë, shumica gra e fëmijë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.