
Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë shpërndarë sot 18 shpërblime nga emisioni ‘Hambar’ në Kanal10.
Premia kryesore e shpërblimeve ka qenë udhëtime për çift në Milano dhe Stamboll nga Veneta Travel.
Ndarja e shpërblimeve u bë bashkë me Ard Gashin dhe Mirdon Pacolli.
Shpërblimet janë ndarë përmes telefonatave të shikuesve duke ndarë histori e urime për festën e pavarësisë.
Hambari është emision i bashkëbisedimit televiziv dhe radiofonik ku nëpërmjet satirës trajtohen ngjarjet aktuale të javës nga vendi dhe bota. /GAZETA10/