Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamiti: Qeveria Kurti nuk mund ta bind askënd, përveç militantëve të saj

Gazeta10
29 August 2024 - 9:58

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Qeveria Kurti nuk është në gjendje ta bind askënd për ndonjë gjë.

Për shkak të kësaj paaftësie, ka thënë ai, Kosova ka dështuar të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo qeveri mund t`i bind vetëm militantët e saj.

“Republika e Kosovës e meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Pa asnjë dyshim. Puna është se Qeveria e Albin Kurtit / Vetëvendosjes nuk i ka bindur vendet kryesore se Kosova e meriton këtë anëtarësim. Qeveria e Vetëvendosjes nuk e bind askë. Përveç militantëve të vet, naryrisht”, ka shkruar Hamiti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.