Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza: Është bërë trend të ketë nominime për kryeministër, kjo pozitë mund të varet nga ndonjë marrëveshje politike pas zgjedhje

Gazeta10
11 Maj 2026 - 18:12

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka theksuar se nominimet për kryeministër nga subjektet politike janë bërë “një trend, një modë”.

Ai tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së se “zgjedhjet mbahen për Kuvendin e Republikës së Kosovës” dhe se pas zgjedhjeve kjo pozitë mund të varet nga ndonjë marrëveshje politike.

“Ne të gjithë garojmë për një vend në ulëset për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Është bërë një trend, një modë që po nominohet një kandidat për kryeministër, ndërsa realisht të gjithë garojmë fillimisht për deputetë dhe pastaj varësisht prej numrit të ulësve dhe varësisht prej mundësisë së ndonjë marrëveshjeje politike pas zgjedhjeve, ne të kemi mundësinë të flasim edhe për proceset dhe për institucionet tjera”, tha Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.