Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ramiz Lladrovci: Kundërshtimi i rikthimit të Fatmir Limajt në PDK nuk i shërben partisë e as Kosovës

Gazeta10
11 Maj 2026 - 18:08

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), zyrtarisht refuzoi rikthimin e Fatmir Limajt në PDK.

Ndërsa pas këtij vendimi erdhi edhe reagimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili me anë të një postimi në Facebook, tha se është ripërsëritur modeli i ndikimit të kryesisë së PDK që ta paraqet Bedri Hamzën si humbës, ndërsa Fatmir Limajn si jomeritor në listë.

Po ashtu, në reagim ka shkuar se personat që po shtyjnë këtë narrativë janë pikërisht ata që, sipas deklaratës, nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite.

Më tej,  ai është shprehur bindja se anëtarësia e gjerë e PDK-së, simpatizantët dhe qytetarët do të vazhdojnë ta mbështesin partinë, figurat e saj kryesore dhe ish-udhëheqësit e luftës dhe paqes.

“Anëtarësia e gjerë, simpatizantët dhe qytetarët, do të jenë në përkrahje të PDK-së, të heronjve tanë të luftës e paqes dhe të Bedri Hamzës!”, ka shkruar Lladrovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.