
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” në Kanal 10, ka folur për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Hamza ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për t’i hequr sanksionet e vendosura.
Ai ka thënë se sanksionet kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare në Kosovë.
“Ne jemi vend i sanksionuar. Në këtë drejtim partnerë të besueshëm dhe të parashikueshëm. Duhet të bisedojmë me partnerët tanë për perspektivën e Kosovës”, ka thënë Hamza në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, Hamza ka pasur kritika për qeverisjen aktuale dhe punën e saj në politikën e jashtme.
“Një prej mungesës së rezultateve është edhe sidomos në fushën e politikës së jashtme dhe në diplomaci. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se për PDK-në vlen vetëm rruga e integrimit euro-atlantik. /Gazeta10/