
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka premtuar se do t’i funksionalizojë sigurimet shëndetësore.
Ai ka sqaruar strategjinë që do të ndjekë për funksionalizimin e tyre.
Hamza ka bërë me dije se fillimisht do të fokusohet në themelimin e Sistemit Informativ Shëndetësor.
“Sigurimet shëndetësore kanë filluar të diskutohen prej vitit 2011-2012. Duhet të përfundohet Sistemi Informativ Shëndetësor, duhet të caktohet çmimi i shërbimeve, duhet të krijohet fondi për pagesën e këtyre shërbimeve”, ka sqaruar Hamza.
Kandidati për kryeministër ka premtuar gjithashtu dyfishim të buxhetit për barna esenciale dhe fuqizim të spitaleve rajonale.
“Ka me kanë dyfishimi i buxhetit për barnat esenciale, sidomos për sëmundjet kronike”, ka thënë ai. /Gazeta10/