Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hamza për veteranët: Do të kenë 50% rritje të pensioneve, do t’u lejohet edhe puna e dytë

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 21:53

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka premtuar se do të ketë rritje të pensioneve edhe për kategoritë e dala nga lufta.

Hamza ka theksuar se shteti nuk duhet të lejojë që kategoritë e dala nga lufta të përballen me vështirësi, ngaqë siç tha ai, rritja e pensioneve nuk është kosto e papërballueshme.

“Kur jemi te kategoritë e dala nga lufta, 50% rritje për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët. Nuk do t’i kufizojmë me zgjedh përmes pensionit të moshës dhe pensionit të dëshmorëve”, ka premtuar Hamza.

Ai ka theksuar se veteranëve do t’u mundësohet që krahas pensionit të bëjnë edhe një punë të dytë.

“E kanë dhanë gjanë ma të vlefshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre. Është një lloj i kujdesit të shtetit në raport me këto kategori”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.