Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hanë oriz e fasule çdo ditë dhe flenë pa dyshekë dhe jastëkë – Brenda burgut më vdekjeprurës në botë në El Salvador

Gazeta10
28 May 2026 - 9:26

Dikur i njohur si “kryeqyteti botëror i vrasjeve”, El Salvador është sot shtëpia e burgut më të madh dhe një prej më të frikshmëve në botë, ku deri në 40 mijë të burgosur mbahen në kushte ekstreme sigurie.

Bëhet fjalë për Centro de Confinamiento del Terrorismo (CECOT), burgu gjigant i ndërtuar nga presidenti Nayib Bukele si pjesë e luftës së tij kundër bandave kriminale.

Një dokumentar i ri i Channel 5 ka zbuluar detaje tronditëse nga brendësia e burgut, ku sipas drejtorit Bellarmino Garcia, “dritat nuk fiken kurrë”.

“Ne kemi sistem ndriçimi 24 orë. Është pjesë e protokollit. Duhet të jem në gjendje të shoh çfarë bëjnë”, deklaroi drejtori i burgut gjatë dokumentarit “Richard Madeley në rreshtin e vrasjeve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.