
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Liridon Kukaj dhe Blendi Memaj.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Bekim Isufi, analist i përhershëm i emisionit “Kampionët”.
“Barazimi ndaj Lirisë është një hap fals për Dritën në rrugëtimin e saj për te titulli kampion, këto dy pikë të humbura do ta lëndojnë klubin në fund të sezonit” – tha ai.
Tutje, ai foli edhe për një ‘fenomen’ që po ndodh te skuadra e Dritës, duke e potencuar si një nga faktorët kryesor që po e penalizon këtë skuadër.
“Vetkënaqja te lojtarët e Dritës po rezultojnë me rezultate të dobëta, duke ia vështirësuar vetës punën në tentimin për shpalljen kampion” – përfundoi ai.