Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hapet baza ajrore në Kuçovë, Peleshi: Erdhi koha që të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s

Gazeta10
04 March 2024 - 10:54

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi në hapjen e bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se është koha që të ndjehet jehona e këtyre avionëve.

Ai u shpreh se në kjo po ndodh në dekadën më të kërcënuar të historisë moderne, të rajonit dhe të mbarë Evropës.

“Erdhi koha që në Kuçovë të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s, mbrojtësve të qiejve tanë. Në dekadën më të kërcënuar të historisë moderne, të rajonit dhe të mbarë Evropës”.

“Kuçova do të shërbejë si baza kryesore për forcat tona ajrore, për të cilën vëmendja dhe investimi nuk do të reshtin deri në krijimin e një flote dinjitoze në shërbim të mbrotjes së popullit tonë dhe të aleatëve tanë”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.