Gazeta10

Hapet fondacion online për Luizin, mbi 7000 dollarë grumbullohen në pak orë

Luiz Ejlli vazhdon të jetë kryefjala e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania,  shkruan Gazeta10.

Ai është shquar si senzacioni i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke u kthyer në vetëm pak kohë në personazhin më të kërkuar në rrjetet sociale.

Duke qenë se ka fansa të shumtë që duan që ai ta fitojë edicionin e dytë të BBVA, për të së fundmi është hapur edhe një fondacion online.

Në platformën GoFundMe ekziston tashmë një fondacion i hapur nga e ëma e tij, Angjelina dhe motra e tij, Ina.

“Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit! Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari GoFundMe. Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina). Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në përshkrimin zyrtar të fondacionit.

Në vetëm pak orë pasi është bërë publike, llogaria ka arritur që të mbledhë mbi shtatë mijë dollarë.

Madje ka qenë një fans i vetëm i cili ka dhuruar mbi 5000 dollarë për konkurrentin e Big Brother VIP Albania.

Shuma që ky fondacion ka vënë si synim që të grumbullohet është plot 250 mijë dollarë amerikanë./Gazeta10

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët
Screenshot 2024-04-17 132715
“E takova një ditë më parë, ishte…” – qytetari nga Peja flet për takimin e fundit me Edmond Lajqin