Lajme

Hapet Zyra e Punësimit në Komunën e Leposaviqit

Gazeta10
01 Shkurt 2024 - 15:44

Në objektin e Komunës së Leposaviqit sot është hapur Zyra e Punësimit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Nga kjo ministri, e kanë cilësuar këtë si hap shumë të rëndësishëm,

“Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Agon Dobruna dhe Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Znj. Jehona Rexha vizituan sot Komunën e Leposaviqit ku u takuan me Kryetarin e Komunës, Z. Lulzim Hetemi. Njëra ndër pikat e takimit ishte edhe përurimi i hapjes së Zyrës së Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit. Ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se është nënshkruar edhe një memorandum përmes së cilit parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Komunës së Leposaviqit “ashtu që të garantohet zhvillimi profesional i qytetarëve si dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.