Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haradinaj: Apelojmë tek institucionet t’ju qëndrojnë afër autoriteteve komunale

Gazeta10
20 Janar 2023 - 9:20

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vërshimeve që ndodhën sot në disa komuna të Kosovës.

Haradinaj ka apeluar tek institucionet qendrore për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale, raporton Gazeta10.

“Me shqetësim po e përcjell situatën e krijuar pas përmbytjeve dhe vërshimeve në Rrafshin e Dukagjinit, Skënderaj e Mitrovicë, ku dëmet kanë përfshirë infrastrukturën e tokat bujqësore. Apelojmë tek institucionet qendrore në Prishtinë për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale dhe qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.