Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj bën homazhe në Gllogjan, në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Gazeta10
24 March 2023 - 11:12

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Homazhe ne këtë memorial kanë bërë edhe pjesëtarë të FSK-së, raporton Gazeta10.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.