
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar takimin me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili e kishte ndihmuar për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se ky takim ka qenë ndër më të rëndësishmit në karrirën e tij politike.
Tutje, i pari i AAK-së ka thënë se është për jetë mirënjohjës Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Sekretarit Mattis.
Këtu keni postimin e plotë:
“E rikthej në vëmendjen e opinionit publik një takim të realizuar si sot katër vjet më parë në Pentagon, me Sekretarin e Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ndër më të rëndësishmit në karrierën time politike, mbështetja e të cilit rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Mirënjohës për jetë SHBA dhe Sekretarit Mattis”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10