Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj e quan Kurtin “mashtrues ordiner”: Çmimet e artikujve elementar janë bërë të papërballueshëm

Gazeta10
02 Prill 2024 - 23:11

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuzën ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, për, siç tha ai, mashtrim elektoral.

Ai theksoi se gjuha e sotme e Kurtit është ajo e mashtrimit që ai ka përdorur gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit, duke premtime të mëdha për të mirën e popullit pa arritur t’i realizojë ato në praktikë.

“Gjuha e sotme e Albin Kurtit, është ajo gjuha e tij e mashtrimit e para zgjedhjeve të fundit. Edhe atëherë i mashtronte qytetarët se sa do të lirohet vaji, sheqeri, buka, rryma e se si do të bënte çudi për mirëqenien e popullit, por nën qeverisjen e tij, Kosova u bë një vend i varfër e me njerëz që largohen përditë prej tij”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.