
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se falë SHBA-së dhe BE-së edhe një herë u gjet zgjidhja për situatën shpërthyese në veri, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim për problemet e hapaur me Serbinë duhet të jetë një udhërrëfyes që duhet ndjekur Kosova.
Më tej, ai ka thënë se edhe këtë herë, ashtu si gjithmonë, u dëshmuar se partneriteti me SHBA-në dhe BE-në nuk ka alternativë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternative”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës ka një numër barrikadash të vendosura nga serbët lokal atje qe më shumë se dy javë dhe të njejtat pritet të largohet sot. / Gazeta10