Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka rrëfyer detaje nga plagosja dhe vrasja e komandantit, Mujë Krasniqi.
“Para se me ndodh rasti i Mujës kur është kanë i plagosun, ka pasë plagë vdekjeprurëse. Doktorët e kohës në Drenicë nuk e di qysh ia kanë shpëtu jetën”, ka rrëfyer Haradinaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Mes emocionesh, ai ka folur edhe për takimin me vëllain e Mujës, Alinë, me të cilin tha se kanë diskutuar për gjendjen e rëndë të Mujës.
Për më tepër, Haradinaj ka thënë se e kanë dërguar Mujën për ta shëruar në Shqipëri, ndërsa përkundër plagëve ai kishte insistuar që të kthehet në Kosovë.
“Vëllau i tina, Alia ka ardhë te une në Dukagjin me rreth 25-30 ushtarë të brigades së Mujës. Edhe aim ë tregon që Muja është në gjendje të ranë. Ne kemi shku me Ramushin dhe aty e kemi taku”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj rrëfimin e ka vazhduar me lajmin për vrasjen e Mujës, për të cilin tha se i ka lënë në ‘shok’ të gjithë ushtarët e UÇK-së.
“Në 5 ora të mëngjesit, ka ardh Ramushi me katër-pesë shokë më kanë çu. Më kanë thanë çu se lajm i keq, lajm i zi është vra Muja. Përfundimi ke që Muja u vra. Ka qenë një shok se Dukagjini e ka njoftë Mujë Krasniqin”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/