Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137

Gazeta10
09 Janar 2025 - 13:29

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka ftuar bashkatdhetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se numri fitues për Kosovën është numri 137.

“Të dashur vëllezër dhe motra në mërgim, nga sot ka filluar votimi për ju me postë. Ju që jeni regjistruar si votues, shfrytëzojeni këtë të drejtë, votoni. Votoni numrin 137, që është numri fitues për Kosovën. Bashkë jemi fitues”, ka thënë Haradinaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.