Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj i zhgënjyer me punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan

Gazeta10
03 October 2024 - 14:36

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përshkruar si zhgënjyese dhe dëshpëruese ritmin i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka treguar se kjo autostradë është nisur gjatë qeverisjes së tij më 2018, me gjatësi prej 22.3 kilometra dhe e ndarë në tetë llote, në 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47 për qind e punimeve.

“Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021. Pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar”, ka shkruar Haradinaj.

Për këtë negilizhecnë ai e ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.

“Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët”, shkroi Haradinaj.

Tutje, ai tha se më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, është mundësia e zgjedhjes së një qeverisje të te, që sipas tij, do t’i japë Kosovës zhvillimin që e meriton. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.