Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj: Institucionet shtetërore t’i mbrojnë të drejtat e veteranëve

Gazeta10
24 July 2023 - 13:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës që t’i mbrojë të drejtat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, në një konferencë për media pas përfundimit të diskutimit me organizatat e dala nga lufta, ka thënë se nuk duhet të lejohet kurrë që veterani të mbrojë të drejtën e vet.

“Në këtë diskutim mbizotëroi tema e së drejtës se veteranëve padrejtësia që iu është bërë, është shqetësim i të gjithë neve. Pra, për qëndrimet të cilat i kam cilësuar thikë pas shpine të kësaj qeverie, ndaj dy vlerave aleanca me NATO-n dhe vlerat tona të lirisë”.

“Nga kjo tryezë bëhet thirrje të mos lejohet kurrë që veterani, ai që e ka mbrojtur popuyllin në kohën e rrezikut më të madh që tani ai vet ta mbrojë të drejtën e vet, duhet t’i mbrojmë të drejtat e veteranëve për një statut të dinjitetshëm”.

“Veteranët e duan shtetin, nuk janë kundër Kosovës, i duan institucionet e Kosovës, por edhe institucionet duhet ta duan Kosovën. Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti dhe deputetët duhet t’i mbrojnë të drejtat e veteranëve, edhe unë do ta mbrojë, por jo duke shkatërruar shtetin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.