Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Trajnerët vendor nuk janë aspak të mbrojtur” -Munishi flet pas largimit të Sokolit nga Malisheva

Gazeta10
12 June 2026 - 23:57

Ish-trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka reaguar ndaj shkarkimit të trajnerit Bylbyl Sokoli nga klubi futbollistik Malisheva, duke ngritur shqetësime për pozitën e trajnerëve në futbollin kosovar.

Munishi theksoi se trajnerët në Kosovë nuk kanë mbrojtjen e duhur nga institucionet përkatëse, duke përmendur edhe Komisionin e Arbitrazhit.

“Trajnerët e Kosovës janë shumë pak të mbrojtur nga Komisioni i Arbitrazhit. Nuk po e di çka ka ndodh, por nuk është lajm i mirë,” deklaroi ai.

Ai shtoi se kishte mbështetur Sokolin si zgjedhje për Malishevën, duke e konsideruar atë si trajner me përvojë, sidomos në momente të vështira për klubet.

“Unë muj me thënë që i kam miq ata të Malishevës dhe më kanë pyetur për trajnerin. Vota ime ka shkuar për profen Bylbyl Sokoli, sepse në momentet e krizave në futboll të nxjerrë një trajner që ka përvojë dhe që i njeh rrethanat,” u shpreh Munishi.

Shkarkimi i Sokolit ka hapur diskutime në opinionin sportiv për mënyrën e trajtimit të trajnerëve dhe stabilitetin në klubet e futbollit në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.