Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku pas vendimit për Thaçin dhe të tjerët: S’ka dorëzim, rezistencë deri në fund

Gazeta10
16 September 2026 - 14:26

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka vlerësuar qëndrimin e Thaçit dhe të tjerëve gjatë paraqitjes së tyre, duke i cilësuar si “të pathyeshëm”, “të fortë” dhe “të guximshëm”.

“Hashim Thaçi, me buzëqeshje dhe me një ‘OK’, iu përgjigj dënimit drakonik”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kundërshtuar gjithashtu cilësimin e UÇK-së si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke deklaruar se, sipas saj, UÇK-ja ishte “ndërmarrje e përbashkët çlirimtare”.

“Ata e kanë kryer të tyren. Tash është radha jonë”, ka shkruar Çitaku, duke e mbyllur reagimin me thirrjen: “S’ka dorëzim. Rezistencë. Deri në fund. Deri në liri.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.