
Një qytetar nga Skenderaj ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e fundit të një gjykate, duke shprehur indinjatën e tij për mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja e viktimave të luftës në Kosovë.
“Na kemi qenë në shtëpitë e tona, na nuk kemi shku në Beograd. Në shtëpitë tona janë ardhë dhe na kanë masakru e na kanë dhunu. Marri i qoftë Evropës, kurrë Evropës fashiste hajrin s’ja kena pa”, tha ai.
Qytetari nga Skenderaj ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me vendimin e gjykatës dhe trajtimin e rastit, duke kërkuar të dihet se çfarë vendimi është marrë dhe çfarë drejtësie është ofruar për viktimat./Gazeta10