Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Myftiu i Kosovës: Vendimi i Hagës rrezikon të relativizojë krimet e Serbisë

Gazeta10
16 September 2026 - 13:57

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar vendimin si “juridikisht të kontestueshëm” dhe të ndikuar politikisht.

Tërnava ka thënë se aktgjykimi nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, të vërtetën historike dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri. Ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin se vendimi mund të relativizojë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

“As vendimi i sotëm, e asnjë vendim tjetër në të ardhmen, nuk mund ta tjetërsojë të drejtën tonë legjitime për të mbrojtur të vërtetën historike, dinjitetin e viktimave dhe epopenë e luftës sonë për liri dhe pavarësi, e as nuk mund ta zbehë sakrificën sublime të atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Tërnava.

Ai ka thënë se qëndron në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin pas vendimit.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë pjekuri qytetare dhe përgjegjësi të lartë, të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin, të jenë pranë çlirimtarëve dhe në krah të vlerave të luftës, dhe të kontribuojnë në forcimin, konsolidimin dhe funksionalizimin e shtetit tonë”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.