Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“JO NË EMËR TIM” – Hoti publikon foto nga varreza masive pas aktgjykimit për krerët e UÇK-së

Gazeta10
16 September 2026 - 13:22

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur pakënaqësi me dënimet e shqiptuara, ndërsa ka theksuar se ende pret drejtësi për babain e tij, Ukshin Hotin, i cili është i zhdukur që nga viti 1999.

“JO NË EMËR TIM. Sot u dhanë dënime të rënda për shqiptarët që i dolën zot vendit të tyre, në një kohë kur Kosova po digjej, familjet tona po masakroheshin dhe një popull i tërë po dëbohej nga shtëpitë e veta. Hashim Thaçi. Kadri Veseli. Rexhep Selimi. Jakup Krasniqi. Ndërkohë, unë ende pres të vërtetën dhe drejtësinë për babain tim”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se kanë kaluar 27 vjet nga zhdukja e babait të tij dhe se, sipas tij, askush nuk është gjykuar apo dënuar për rastin.

“Kanë kaluar 27 vjet. Askush nuk është gjykuar. Askush nuk është dënuar për zhdukjen e tij. Askush nuk është dënuar për torturat dhe keqtrajtimin ndaj tij. Dhe babai im është vetëm njëri prej mijëra rasteve”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.