Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj: Sot jemi të zhgënjyer e të dëshpëruar, por askush mos te keqpërdorë këtë kundër Kosovës

Gazeta10
16 September 2026 - 14:13

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si të papritur, të pamerituar dhe të padrejtë.

Limaj ka thënë se vendimi i sotëm përbën një lajm të keq për Kosovën, ndërsa ka bërë thirrje që zhgënjimi dhe dëshpërimi të mos përdoren kundër vendit.

“Sot morëm lajme të këqija nga Haga, të papritura, të pamerituara, të padrejta. Sot u shpall aktgjykimi dënues i shkallës së parë për themeluesit e UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës. Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm. Jo në emër të popullit të Kosovës, jo në emrin tim”, ka deklaruar Limaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që, pavarësisht zhgënjimit, të ruajnë unitetin dhe të mos lejojnë që situata të shfrytëzohet për të dëmtuar Kosovën.

“E di, sot të gjithë jemi të mërzitur, të zhgënjyer dhe të dëshpëruar. Mos të lejojmë që zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë, mërzinë tonë, ta keqpërdorë askush kundër vendit tonë. Por le ta kthejmë në një forcë të përbashkët, për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë të bashkëluftëtarëve tanë dhe të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.