Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Ishim të vendosur, s’bëmë kompromis për asnjë çmim

Gazeta10
24 March 2023 - 12:36

Në një rrëfim special për Politiko në Kanal10, Daut Haradinaj ka folur për betejën e Dukagjinit në nderë të 25 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Ai ka treguar se si forcat serbe atë ditë kishin synim shtëpinë e familjes Haradinaj, e që hasën në rezistencë të fuqishme të ushtarëve të UÇK-së.

Atë betejë Haradinaj e ka quajtur fitore që Kosova ka arritur në vitet 1998-1999, dhe me ceremoninë e varrimit të dëshmorëve të rënë atë ditë, është mbyllur ajo pjesë e historisë.

“Deçani i ka rreth 774 dëshmorë. Rreth 100 prej kufomave të tyre ndodhen në në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”. Shkelzeni nuk ka pranu me dal në Shqipni. Asnjëherë nuk ka pasë kush që e nënshtron. Ky ka me u mbajtë mend si një çoban i ushtarëve. Ky psh ua ka fshi këpucat ushtarëve, u kujdesë për uniformën, kuzhinën se a janë ushqyer mirë. Ky ka qenë në krahë të tyre, pa u ndal kurrë. Rënia e tij vetë i pesti është arsyeja pse rreth 24 mijë gra, fëmijë, pleqë e plaka kanë shpëtuar dhe s’është grrithë askush. Po të mos kishte rënë ky atë ditë me shokët e vetë, rreziku ka qenë që të jetë një Srebrenicë në pjesën e Dushkajës.”, ka rrëfyer Haradinaj.

Ai tha se ishin shumë të vendosur për të mos bërë kompromisë me asnjë çmim.

“Unë një natë përpara jam kanë te ai vend ku kanë qenë civilët, edhe kemi fol me ta. Bile, edhe Ramushi ka qenë. Një far forme kemi dhënë garanca se një nëse mbetë ka me dekë qetu, e Serbia s’ka me mujt me hi.”, tregoi tutje Haradinaj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.