
Ish-nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se Jusuf Gërvalla është vrarë nga Jugosllavia, për faktin e vetëm që Kosova të mos bëhej shtet siç është sot.
Haradinaj ka thënë se nuk ka rëndësi kush e bëri, por kush e dha urdhrin për vrasjen e Gërvallës.
“Kur kam dal prej burgit unë, gati prej çdo komune e patëm gjet një që mundet me kanë vrasës i Isufit. Sa rëndësi ka kjo, shumë pak. Rëndësi ka, kush e dha urdhrin? Urdhrin e ka dhanë Jugosllavia”, ka sqaruar Haradinaj.
Sipas tij, ka persona që thirren në emër të Jusufit dhe e përdorin bagazhin e tij për të folur çkado për Kosovën.
“Sot UÇK-ja e ka realizuar detyrën e tij, e ka realizuar brigadë e tij edhe e ka pru një liri, të cilën edhe ata që thirren në emër të Jusufit s’mun e shkatërrojnë. Ka të tillë që tu e përdor bagazhin e Jusufit ia japin të drejtën me fol çkado për Kosovën”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/