Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Kosova humbi një mik të shquar, Senatori Lieberman ishte zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë

Gazeta10
28 March 2024 - 8:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ps vdekjes së ish-Senatorit amerikan nga Partia Demokratike, Joseph Lieberman.

Haradinaj vlerësoi ish-Senatorin Lieberman si mbështetës të madh të shqiptarëve në përpjekjet për liri.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë”, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë për angazhimin e tij.

“Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA”, tha Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.