Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kujton 11 shtatorin, thotë se Kosova përherë do të jetë pranë amerikanëve

Gazeta10
10 September 2022 - 22:30

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 11 shtatorin duke thënë se Kosova përherë do të jetë pranë amerikanëve, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se 11 shtatori i vitit 2001 ka ndryshuar përgjithmonë kursin e globit.

Tutje, Haradinaj ka thënë se sulmi terrorsit ndaj SHBA-së ka qenë i paprecedentë por nuk e ka thyer shpirtin e madh të Amerikës.

“Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Këtu keni statusin e plotë:

“11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.

Në një ndër ditët më të zeza të historisë moderne, sulmi terrorist i paprecedent kundër Shteteve të Bashkuara, lëkundi botën por nuk e theu shpirtin e madh amerikan. Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci.

Në njëzetenjë vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikan, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite.

Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.