
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mësuesit do të ja tregojnë qejfin kur t’i vjen koha, kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Ai ka akuzuar Kurtin se është brymosur me urrejtje dhe se po urren edhe ata që e kanë rritur atë.
“Ky është rrit duke urrejt, regjimet, regjimi ktij, regjimi atij, prej që është bo regjim është kthy duke i urry ata që e kanë pru këtu ku është”, ka thënë Haradinaj.
“Ta tregojnë qejfin kur të vjen vakti”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.
SBASHK-u ka njoftuar se po shqyrton një opsion sipas së cilit do të pezullohet greva deri në janar të vitit 2023. / Gazeta10.