Gazeta10

Haradinaj mbështet reciprocitetin me Serbinë, fton qytetarët serb për ruajtjen e qetësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve në veri ku ka shprehur përkrahjen e reciprocitetit me Serbinë dhe ka ftuar qytetarët për ruajtjen e qetësisë, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se vendosja e reciprocitetit ka bazë legale vendore dhe ndërkombëtare dhe se i njejti është i drejtë.

Tutje, Haradinaj, ka thënë se mbështet institucionet e Kosovës në zbatimin e këtij vendimit.

I pari i AAK-së ka ftuar qytetarët serb ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë rendin dhe ligjin.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Të dashur qytetarë të Kosovës,

Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.

Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.

Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, tensionet e fundit në veri ku qytetarët serb atje kanë filluar bllokimin e rrugëve me kaminonë po vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në targa dhe letërnjoftime, / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë